Historia e të fortëve të 97-ës, mbahet gjallë edhe nga miqtë e tyre që janë në aktivitet sot.
Advertisements
Një emër i rëndësishëm në Vlorë pjesë e bandave të vjetra, që është aktiv, është edhe Armando Sulejmani, i njohur me nofkën Çipuri. Gjatë trazirave, ai ishte pjesë e bandës së Gaxhait. Në dosjen hetimore, emri i tij del si i implikuar në një sërë ngjarjesh të rënda, por në fund, u dënua vetëm për vrasjen e shtetasit Elton Tato dhe plagosjen e Robert Borakut.
‘Në fakt gjithë Vlora e di që Elton Taton nuk e vrau Sokol SInomati edhe pse u dënua 20 vite, dhe Armando Sulejmani u dënua 2 vite. Atë vrasje e bëri Dritan Veseli, “Dit Çami”, por këta dy e morën përspiër, Sinomati e mori përsipër, gjithë vlora e di që vrasjen e bëri Dritan Veseli. Veseli ishte personazhi rëndësishë, ka apsur suhmë të vrarë, në fmailje, hasmëri të madhe, Veseli u ezkeutua në 2004- ishte ngjarje sh e madhe në Vlorë’ u shpreh Tan Hoxha, gazetar
Advertisements
Çipuri u dënua bashkë me anëtarin tjetër të bandës Sokol Sinomatin, të cilit së fundi i vranë djalin. Ata, ia hodhën dënimit me burg përjetë pasi Gjykata e Lartë, konkludoi se krimet që kishin realizuar, nuk ishin realizuar në kuadër të “Bandës së Armatosur”.
“Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se si nga ana e organit të akuzës ashtu edhe gjatë shqyrtimit në të dy shkallët e gjykimit nuk është arritur të provohet akuza për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në Bandën e Armatosur” nga ana e të gjykuarve Armando Sulejmani dhe Sokol Sinamati.”