Zanafilla e sherrit mes Rozës dhe Merit ka nisur më parë?

Me rinisjen e formatit më të ndjekur ‘BBV3’ kemi kuptuar deri diku marrdhënien që artistët kanë me njeri-tjetrin, disa prej tyre të mirë e disa të tjerë jo, për shkaqe nga më të ndryshmet. Siç e kemi vënë re dy prej banoreve të shtëpisë nuk kanë aspak marrdhënie të mirë bashkë.

Advertisements

Bëhet fjalë për Roza Latin dhe Meri Shehun, zanafilla e debatit të tyre siç duket i paska rrënjët e thella. Ky debat ka nisur që jashtë shtëpisë së spektaklit televiziv “Big Brother-it”.

Të ftuara të dyja në “E Diell” Roza ka hedhur një “kunjë” drejt Merit , ku ka thënë se për të profesoresha më e mirë e horoskopit është Rezarta Shkurta, kjo pasi ajo ishte e vetmja që i kishte injektuar informacionin e karakteristikave të shenjave të horoskopit dhe me kalimin e viteve Roza kishte kuptuar që çdo gjë e thënë prej saj ishte e vërtetë.

Advertisements

Sic duket kjo deklaratë ka fyer drejtpërdrejtë astrologen Meri, e cila ishte e pranishme në studio dhe në mënyrë të menjëhershme replikon: ‘Po mirë e përshëndesim se unë e kam kliente…’

Artikulli paraprakKëmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera
Artikulli tjetërTragjedi në SHBA, 23 vjeçari hyn në shtëpi të ndryshme dhe vret 8 persona, më pas vetëvritet