Një djalë nëntë vjeçar vdiq tragjikisht në Florida, pasi u përplas nga një autobus shkolle, nën të cilin ishte zvarritur për të kapur topin e tij të futbollit.
Advertisements
Autobusi i shkollës ishte ndalur pasditen e së martës në një pikë në Orlando ku zbriti i vogli Elias Marshall Rodriguez, sipas Patrullës së Autostradës në Florida.
Kur shoferi u tërhoq, djali u kthye në drejtim të autobusit të shkollës dhe u zvarrit poshtë tij, ndërsa automjeti ishte në lëvizje, për të kapur topin e tij. Shoferi nuk ishte në dijeni që fëmija ishte nën autobus, ndaj e ka shkelur atë.
Djali ishte i vetmi student në autobusin e shkollës në atë kohë. Ai ndoqi shkollën fillore Lawton Chiles.
Advertisements
Policia mori në pyetje shoferin 54-vjeçar të autobusit të shkollës, i cili kishte më shumë se dhjetë vjet përvojë në punë, “por ne duhet të gjejmë pamjet e CCTV për të parë saktësisht se çfarë ndodhi,” tha një zëdhënës i policisë për rrjetin lokal WESH.