Njëzet persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në Tajlandë.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur në provincën Suphan Buri, rreth 120 km në veri të Bangkok, siç bëri të ditur policia, ndërsa nuk dihen shkaqet e shpërthimit.
Guvernatori i provincës Natapat Suanpratip tha nuk ishte gjetur asnjë i mbijetuar.
Advertisements
Kryeministri i vendit, Shretha Thavisin, u informua për shpërthimin ndërsa ishte në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër dhe bëri thirrje për një hetim të shpejtë dhe të menjëhershëm.