Një incident ka ndodhur në një udhëtim me avion “ANA”, në drejtim të SHBA-së u detyrua që të kthehej në Tokio, pasi një pasagjer i dehur i kafshoi krahun një anëtareje të ekuipazhit në mes të fluturimit.
Advertisements
BBC News, raporton se personi që shkaktoi incidentin, duke lënduar lehtë në krah një punonjëse të ekuipazhit, është një amerikan 55-vjeçar.
Referuar mediave japoneze, pasagjeri i tha policisë se në ato momente kishte narrë një pilulë gjumi dhe se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur
Advertisements
Avioni, i cili thuhet se kishte 159 pasagjerë në bord, ishte mbi Oqeanin Paqësor kur ndodhi incidenti, duke bërë që pilotët e tij të vendosnin që të ktheheshin në aeroportin Haneda të Tokios.
Linja ajrore tha se burri u dorëzua atje në polici.
Ky është incidenti i dytë që prek “ANA” në ditët e fundit dhe i pesti që përfshin industrinë japoneze të aviacionit brenda disa javësh