Deputetët e opozitës me tensione kanë bllokuar punimet e komisionit, ndërsa deputetët e opozitës kanë marrë në sallë zhurmuese që i bëjnë gjatë gjithë kohës.
Advertisements
Ndërkohë, Gazment Bardhi debaton me kryetaren e këtij komisioni, Flutura Açka.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton për tensionet nga Komisioni i Medias, ku bëri me dije se në total janë 5 komisione që po zhvillohen online.
Advertisements
“Patëm dhe replika mes deputetëve demokratë dhe deputetetes së PD-së, Flutura Açka. Ishte një situatë e tensionuar kjo, ndërkohë që kemi pasur komisione të tjera që po zhvillohen online, janë 5 prej tyre. Edhe Komisioni i Jashtëm u parashikua që të zhvillohej me prezencë fizike, por u vendos që të behej online”, raportoi gazetari Gjençaj.
Siç duket opozita po vijon me të njëjtin skenar si ai i vitit të kaluar, atë të bllokimit të punës në komisione. Kujtojmë se edhe dje ishte po i njëjti skenar, ndërsa maxhoranca vendosi që të zhvillojë mbledhjet e komisioneve online.