Policia greke nuk e ka ende të qartë se kush fshihet pas ekzekutimit mafioz disa ditë më parë në lagjen Neo Kosmos të Athinës.
Advertisements
44-vjeçari Vangelis Zampounis u ekzekutua me gati 90 plumba teksa kishte hipur në një makinë. Vrasje ishte tepër e dhunshme dhe autorët u siguruan disa herë që kishin “mbaruar punë”.
Pasi fillimisht e qëlluan dhjetëra herë me automatik, njëri nga autorët nxorri dhe pistoletën duke hapur derën për ta qëlluar disa herë në kokë.
Advertisements
“Kathimerini” shkruan se vrasja e Zampounis i ngjan asaj të shqiptarit Mario Diamanti si edhe grekut tjetër Giorgos Mitsos për nga teknika e përdorur prej autorëve.
Nisur nga kjo, policia greke mendon se mund të bëhet fjalë për të njëjtin grup, i cili përdor kallashnikov dhe të njëjtën teknikë gjatë kryerjes së atentatit.
Ndërkohë, policia greke është duke hetuar edhe nëse lirimi i një koke tjetër të mafias greke nga burgu ka lidhje me vrasjen e Zampounis.
Policia është e bindur se ekzekutimi i tij ka të bëjë me luftën mes krerëve të mafias në Greqi, ndërkohë që ka dyshime të forta se gjithçka ka të bëjë me ekzekutimin brenda burgut të Korydalos të Vassilis Roubetis, i cili konsiderohej si rivali nr.1 i Zampounis.
Mediat greke raportojnë se policia po heton faktin nëse pjesa e mbetur e grupit të Vassilis Roubetis ka kryer ekzekutimin e Zampounisit.
“Kathimerini” raporton se Zampounis kishte qenë vazhdimisht objekt i sulmeve, por ka shpëtuar, ndërkohë që gjithçka është intensifikuar pas vrasjes së Roubetisit. Pavarësisht kësaj, Zampounis nuk ruhej dhe lëvizte i pashoqëruar kryesisht përveç disa rasteve specifike.