Transportonin drogë nëpërmjet nëndetëses, policia italiane shkatërron grupin, arrestohen 2 shqiptarë

Policia Italiane ka vendosur në pranga 29 persona të cilët ishin pjesëtar të 2 organizatave kriminale të dedikuara në trafikun ndërkombëtar dhe shpërndarjen e drogës. Ky operacion i policisë së Napolit, edhe pse nuk ka një reagim zyrtar bëhet me dije se janë sekuestruar 100 kg drogë kokainë. Mes të arrestuarve dhe dy shqiptarë, Isat Cela dhe Kevin Kurti, 26 vjeç.

Advertisements

Dy bashkëbiseduesit diskutojnë metodat e transportit të drogës dhe rreziqet ndaj të cilave ato ekspozohen, për shembull, kur droga transferohet në një qese, për shkak të qenve nuhatës të drogës. Ata pretendojnë se kontejnerët ofrojnë siguri më të madhe, por vetëm “nën ujë është 100%, por përshtatet vetëm nga Panamaja”, thonë ata. Fraza interpretohet nga hetuesit si një demonstrim se mjetet tradicionale tani po bashkohen me një metodë transferimi përmes nëndetëses, siç u zbulua nga ushtria amerikane gjatë një operacioni të rëndësishëm. Dhe nisja e nëndetëseve bëhet nga Panamaja, e cila konsiderohet si një nga kryeqytetet botërore të kokainës.

Pjese e këtij grupi rezulton edhe Bruno Carbone, italiani i arrestuar në Dubai në nëntor 2022, i kërkuar që nga 2003 dhe i konsideruar një nga trafikantët më të rëndësishëm pas Raffaele Imperiale. Mes të arrestuarve janë disa shqiptarë dhe organizata trafikonte kokainë, marijuanë dhe heroinë. Rrugëkalimi e droges ka qene dhe Holanda e Spanja.

Advertisements

Artikulli paraprak“Fëmijët ishin amanet i nënës së tyre”- Vrau kunatin, flet kushëriri i Fatmir Tarellarit: Abuzimi ndaj vajzës mund të ishte eliminuar 9 vite në parë, në banesë ka qenë edhe mbesa e Erjon Pelivanit
Artikulli tjetër“Po u jep mend të gjithëve…”/ Rikes nuk ‘i del e keqja’ me Ilnisën