Një operacion policor për kapjen e të kërkuarit Eljo Hato, i organizuar nga Drejtoria e Policisë Shkodër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ka sjellë një ngjarje të rëndë brenda ambienteve të banesës së tij, që ndodhet në fshatin Grude e Re në Shkodër.
Advertisements
Në momentin e zbatimit të këtij aksioni nuk ka pasur asnjë person në shtëpi, por policia ka kapërcyer tek muret duke u ndeshur në një rezistencë të paprecedentë.
Gjatë aksionit për kapjen e Hatos, policia ka hyrë në ambientet e oborrit dhe shtëpisë, por është përballur me qëndresën besnike të dy qenve që ndodheshin në shtëpi, shkruan Ora News.
Advertisements
Policia nuk ka pritur të vinin të zotët e shtëpisë dhe të lidhnin qentë, por ka hyrë duke përdor armët.
Dy qentë kanë bërë rezistencë duke mos lejuar policët të hynë në banesë.
Disa nga policët e FNSH kanë hapur zjarr me automatik, duke sjellë vrasjen e menjëhershme të njërit prej qenve.
Ndërsa qeni tjetër është plagosur, duke pësuar gjakderdhje të madhe.
Pamjet filmike, tregojnë pamje dramatike dhe shumë të rënda nga ajo që ka ndodhur në banesën e Eljo Hatos në Grudë të re.
Kjo është një pamje e shkaktuar pas largimit të policëve nga shtëpia, të cilët nuk gjetën asnjë send të paligjshëm dhe aq më tepër nuk arrestuan Eljo Haton.
Njëri nga qentë është plagosur rëndë dhe pas largimit të policëve, ka hyrë në ambientet e shtëpisë duke përgjakur të gjitha mobiliet, orenditë dhe ambientet e brendshme të shtëpisë.
Qeni që i shpëtoi plumbave të policisë, tashmë është dërguar në një veteriner për kurim.
Ndërsa policia u tërhoq nga ambientet e shtëpisë pa një rezultat pozitiv, por vetëm me 1 qen të vrarë dhe 1 të plagosur.
Mësohet se vëllai i Eljo Hatos, është paraqitur ditën e sotme në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Shkodër, duke kallëzuar veprimet e policisë dhe FNSH, për vrasjen e njërit qen, plagosur qenin tjetër dhe shkatërruar shtëpinë.
Eljo Hato, rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, qysh në muajin Korrik 2023, gjatë operacionit “Metamorfoza”.
Eljo Hato, akuzohet për ngjarjen e vitit 2019, për tentativën e vrasjes së Taulant Pepaj në Shkodër.
Hato është mik i ngushtë i biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, për të cilin prej më shumë se një vit nuk dihet asgjë rreth fatit të tij.