Ky është 35-vjeçari që u qëllua në Tiranë, kush donte ta vriste?

Persona ende të panjohur kanë qëlluar me kallashnikov drejt makinës në të cilën udhëtonte Zamir Kalemi mbrëmjen e sotme tek rrethrrotullimi i Selitës, në Tiranë. Ai ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

35-vjeçari Kalemi ka qenë duke udhëtuar me makinë kur u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar. Zamir Kalemi është vëllai i Andrea Kalemit dhe kushëri i Aleksandër Sadikajt. Andrea Kalimi i shpëtoi një atentati me armë në Greqi në Gusht 2023 duke mbetur i plagosur rëndë.

Aleksandër Sadikaj 27 vjeç mbeti i vrarë në zonën e Unazës së Madhe të Tiranës më 11 Qershor 2022 në një atentat me eksploziv që i ishte vendosur poshtë makinës Volkswagen me të cilën udhëtonte.

Advertisements

Policia shkoi në rrethrrotullimin e Selitës dhe nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës, ndërsa u ngritën postblloqe në akse të ndryshme rrugore të kryeqytetit për kapjen e autorit/ëve. Nuk është e qartë nëse plagosja ka ndodhur pas një sherri të çastit apo ka qenë atentat.

Artikulli paraprakAtentat në Tiranë, qëllohet me plumba vëllai i Kalemit dhe njeriu i “Sanços”
Artikulli tjetërDy të vdekur dhe tre plagosje! Si nisi saga e hakmarrjes Papa-Sadikaj-Kalemaj në Tiranë?