“Sapo mësova se nesër do arrestohet”/ Ish-ministri zbulon kush është banori i parë i BBV

Julian Deda është banori i parë i Big Brother VIP, shtëpisë më të famshme në vend.

Advertisements

Ka qenë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një postimi ngacmues në rrjetet sociale shkruan se: “Sapo mësova që nesër do të arrestohet Julian Deda”, koment ky që nënkupton izolimin total në të cilin vendosen banorët e këtij formati.

“Shërbimet e Policisë gjyqësore të Big Brother pritet ta ekzekutojnë vendimin menjëherë nesër ose maksimumi pasnesër”- përfundon Manjani.

Advertisements

Në kundërpërgjigje, aktori i mirënjohur shkruan me nota humoristike “mos harro më sill cigaret…!”

Koment të cilit Manjani i është përgjigjur me një shprehje të avokatit Maks Haxhia pas dhënies së vendimit burg për ish- ministrin Saimir Tahiri nga GJKKO “Viso, ço dy paketa atje”, e cila do të bëhej meme në rrjet.

“Ka pas punë Visi këto kohë, por do gjejë pak kohë edhe për ty”- shkruan Manjani.

Artikulli paraprakU masakrua nga partneri i saj teksa ishte shtatzënë/ Publikohet letra e 41-vjeçares për burrin: Unë të dua, por…
Artikulli tjetërKëmbimi valutor për ditën e sotme/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja, ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro