Abuzim s**sual në Pogradec/ Dëshmia e së miturës: Unë dhe Kledi duhemi. Djali: Nuk kemi kryer marrëdhënie

Një histori dashurie mes një vajze 12-vjeçare dhe një djali 29-vjeçar është kthyer në një çështje penale në prokurorinë e Korçës, duke arrestuar Kledi Tirollarin për akuzën e “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Advertisements

Lidhur me këtë ngjarje, është marrë në pyetje dhe e mitura 12-vjeçare, e cila ka deklaruar në polici se me Kledi Tirollarin, kanë krijuar një lidhje intime por sipas saj s’kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Ndërkohë sipas kallëzimit të nënës së saj M.B, në datën 5 janar 2024, dyshon se vajza e mitur kryen marrëdhënie seksuale me djalin 29-vjeçar të bashkëjetuesit të saj.

Advertisements

M.B, ndër të tjera ka kallëzuar dhe deklaruar se bashkëjeton me shtetasin I. Tirollari në fshatin Vërdovë në Pogradec.

Bashkë me ta jetojnë edhe tre fëmijët e Istrefit dhe vajza e saj 12 vjeçare. Sipas saj, që kur ka shkuar të banojë me Istrefin, vajza e saj ka fjetur në të njëjtën dhomë dhe shtrat me djalin 29-vjeçar të I.

Kohët e fundit, nga mënyra e sjelljes së vajzës së saj dhe sjelljes së djalit të madh të I., ajo ka filluar të dyshojë se ata kryejnë marrëdhënie seksuale.

Është pyetur e mitura L.D, e cila ka deklaruar ndër të tjera se ajo fle në një dhomë bashkë me Kledin, në katin e dytë të banesës ku jetojnë.

Sipas saj, ata të dy janë të lidhur dhe e duan njëri-tjetrin. Ndërsa gjatë marrjes në pyetje, Kledi Tirollari, ka deklaruar se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me L.

Por pavarësisht këtyre pretendimeve, policia dhe prokuroria e Korçës, vlerësuan të arrestojnë Kledi Tirollarin, dhe ditën e djeshme gjykata e Rrethit vendosi të caktojë masën e sigurimit “arrest në burg”.

Artikulli paraprakMashtroi për 7 vite se e bija vuante nga kanceri për të mbledhur para, e pëson keq 41-vjeçarja, i rruajti kokën për ta bërë më të besueshme
Artikulli tjetërE rëndë, 2-vjeçarja dyshohet se u dh*nua fizikisht nga i ati, ndërron jetë në spital