Nuk ka qetësi për Turqinë, tërmeti i fuqishëm godet sërish provincën ku ndodhi fatkeqësia e vitit 2023

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e 10 janarit në Hatay të Turqisë, me qendër në zonën bregdetare të Samandag, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive (AFAD).

Advertisements

Lëkundjet sizmike kanë ndodhur në një thellësi fokale prej 7 km.

Sipas autoriteteve loakle si pasojë e lëndjeve tërmike nuk raportohet për dëmtime apo persona të lënduar.

Advertisements

“Sipas informacioneve të marra nga departamenti antisizmik i AFAD -it , një tërmet me magnitudë 4.2 ka ndodhur në zonën e Samandag me qendër Hatay në orën 22:38 të datës 10 janar 2024 dhe sipas përcaktimeve fillestare nuk është marrë asnjë njoftim nga “112”. Ekipet e kërkim-shpëtimit të AFAD-it janë drejtuar në zonë për masa paraprake. Po monitorojmë zhvillimet”, theksohet në një publikim të autoriteteve lokale të provincës së Hatajit .

Kujtojmë se provinca e Hatajit u godit nga një tërmet 7.8 ballë i shkallës Rihter në 6 shkurt të vitit 2023, duke shkaktuar mbi 50 mijë viktima.

Artikulli paraprakAksident i frikshëm në Tiranë, fuoristrada përplas motorçikletën e shërbimeve, plagoset motoristi
Artikulli tjetërE trishtë! Shkoi për të marrë pensionin, ndërron jetë në zyrën postare i moshuari