“Dua të rrah Ilir Beqajn”- Habit analisti, shfaqet në emision me thupër dhe gurë: Kjo vlen edhe për…

Analisti Lorenc Vangjeli është shfaqur ndryshe në emision këtë të mërkurë. Në “Opinion”, ai ka shkuar me një thupër dhe me disa gurë. Sipas tij, kjo ishte një mënyrë e tij për të ironizuar atë që e quan ‘drejtësinë popullore’.

Advertisements

Vangjeli iu referuar rastit të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Sipas analistit Vangjeli, thupra dhe gurët simbolizojnë drejtësinë si në Jemen, Sudan, Irak etj. ku bëhen gjykime popullore dhe nuk pritet vendimi i drejtësisë në përfundim.

Advertisements

Pjesë nga diskutimi

Lorenc Vangjeli: Është thupër kurse këta janë gurë. Ajo është thupra me të cilën unë dua të rrah Ilir Beqajn, i cili është shpallur…

Pyetje: Do rrahësh ti Ilir Beqajn? Pse?

Lorenc Vangjeli: Njësoj si në Sudan, si në Irak, si në Jemen, sepse unë lexoj portale.

Pyetje: Po pse kjo dhembshuri sepse nuk është vetëm Ilir Beqaj… çdo njeri që akuzon SPAK-u, edhe portalet, edhe televizionet.

Lorenc Vangjeli: Ka thupra plot. Me aq sa ka lexuar dhe kam parë nëpër studio, me Beqaj është ‘kry punë’, thuhet në zhargon. Drejtësia popullore ka mbaruar punë me të.

Pyetje: Po pse te Beqaj qënka drejtësi popullore dhe të personat e tjerë që SPAK ka akuzuar nuk ka mbaruar pumnë?

Lorenc Vangjeli: Edhe për Saliun vjen kjo. Më shumë se gjysma e shqiptarëve mendojnë që ai është grabitës. Po flas për mentalitetin. Ne shqiptarët jemi të paduruar. Përpara se ta thotë fjalën drejtësia e themi ne. Problemi është të sillesh si reformator. Me gurë do ta vrasim. Kjo është urrejtja jonë. Unë dua që të shplaj shpirtin si kori i madh i njerëzve. Sic kemi muzikantë, vallëtare, kemi edhe juristë popullorë që e kanë dhënë verdiktin, unë dua të jem si ta, të them që e urrej. Dhe kur e them këtë për Ilirin, natyrisht e them edhe për z.Sali. Sepse ajo që di unë, është Perëndimi që të konsideron të pafajshëm…

Artikulli paraprakHoroskopi 11 janar, çfarë parashikojnë yjet për ju
Artikulli tjetërSi nisi përdh**imi i vajzës për 9 vite nga vëllai i njerkës! Detajet tronditëse, Erjon Pelivani priste derisa largoheshin motra dhe kunati për t’u futur në banesë!