Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ka tronditur Filipinet

Një tërmet me magnitudë 7.1 të shkallës Rihter ka goditur Filipinet.

Advertisements

Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se epiqendra ishte në zonën detare në lindje të ishullit Sarangani dhe thellësia fokale u vlerësua në 76 kilometra.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.

Advertisements

Filipinet janë të vendosura në të ashtuquajturën “unaza e zjarrit” të Oqeanit Paqësor, ku lëvizjet e pllakave tektonike shpesh shkaktojnë tërmete dhe aktivitet intensiv vullkanik.

Artikulli paraprak“Shkakton ndërlikime të rënda deri në vdekje”/ Instituti i Shëndetit Publik del me njoftimin e rëndësishëm dhe paralajmëron qytetarët: Ja si të mbroheni nga gripi
Artikulli tjetërHoroskopi, 9 janar 2024: Jini të kujdesshëm!