I fundit/ Zbulohet kush janë opinionistët e “Big Brother VIP 3”(Emrat)

Pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, që në 13 janar ndez dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Advertisements

Teksa produksioni po merret me përgatitjet e fundit, kurioziteti i publikut për konkurrentët, moderatorin apo opinionistët është i madh.

Pak ditë më parë, nëpërmjet promos zyrtare, mësuam se prezantues i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço. Ndërsa sot, produksioni i jep përgjigje një tjetër pyetjeje: cilët do të ulen në kollkukët e opinionistëve?

Advertisements

Për të dytin vit radhazi, ky pozicion i rëndësishëm i besohet themeluesit të fondacionit “Fundjave Ndryshe”, Arbër Hajdari.

Ndërsa krah tij, do të jetë deputetja Oriela Nebiaj. Ori, që u largua nga televizioni kur mori detyrën e ligjvënëses, rikthehet në një rol të ri, për të komentuar banorët dhe të gjitha ngjarjet e “Big Brother VIP 3”, që si gjithnjë, premton të mbajë mbërthyer para ekranit publikun mbarëshqiptar.

Artikulli paraprakGjykata e la në burg, burri: Se vrava unë Bedrien, më lironi se kam 4 fëmijë!
Artikulli tjetër“Shkakton ndërlikime të rënda deri në vdekje”/ Instituti i Shëndetit Publik del me njoftimin e rëndësishëm dhe paralajmëron qytetarët: Ja si të mbroheni nga gripi