Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në kryeqytet, në zonën e Freskut, ku vëllai vrau vëllain me armë zjarri dhe më pas veten.
Advertisements
Sipas informacioneve të para, mësohet se shtetasi Vehap Faik Cami, 63-vjeç ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë vëllanë e tij, Lulëzim Faik Cami, 68 vjeç dhe me pas veten.
Lidhur me ngjarjen ka folur edhe pronarja e shtëpisë në të cilën jetonte me qera viktima, cila tha për mediat se Lulzim Cami ishte qytetar i rregullt, ndërsa vëllain e tij nuk e njihte dhe se vetëm mëngjesin e sotëm, kishte mbërritur në banesën e të vëllait.
Advertisements
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie për tokat në Bulqizë.
Ndërsa dy fqinje kanë lajmëruar policinë, e cila ka gjetur edhe dy trupat e pajetë