Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, ka thënë se situata në vitin 2024, në Kosovë, do të mbetet shqetësuese dhe se do të ketë provokime të reja serioze nga Serbia.
Advertisements
Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Karamuço, ka theksuar se qëllimet e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq mbajnë erë baruti për shqiptarinë.
Në këtë intervistë, eksperti i sigurisë ka folur edhe për rastin e Liridona Ademajt, duke thënë se ajo që dinte e ndjera mbi një ngjarje tjetër kriminale, përbënte rrezik, ndaj dhe ndodhi edhe vrasja e saj.
Advertisements
“Bota sot”: Z. Karamuço, për vrasjen e Liridona Ademajt, që tronditi Kosovën, janë dhënë shumë versione mbi motivet. Ju keni përmendur një “sekret të madh”, për të cilin sipas jush, është vrarë Liridona. Cili mund të jetë ai?
Ervin Karamuço: Vrasja e Liridonës është një ngjarje e shëmtuar që ka tronditur gjithë shqiptarinë, duke njollosur doket dhe zakonet mbi respektin ndaj nënave dhe grave në familjet shqiptare. Unë mendoj se kjo vrasje ka lidhje me një ngjarje tjetër kriminale, për të cilën e ndjera kishte dijeni dhe përbënte rrezik nëse do të fliste. Kjo ka qenë arsyeja që unë e kam konsideruar vrasjen e saj, pasojë e një sekreti të madh që nuk duhet të zbulohej. Jam besimplotë se kolegët tanë kosovarë do të arrijnë të zbardhin motivin e kësaj ngjarjeje dhe fajtorët do të marrin dënimin e merituar.