WhatsApp sjell surpriza të reja për të gjithë abonentët e saj të cilat kanë pritur prej kohësh q ë aplikacioni në pronësi të Meta Platforms, të shfaqë një risi që do ta lejonte hapjen e shumë llogarive në një smartphone.
Advertisements
Sipas blogut WhatsApp, abonentë mund të kenë luksin të hapin dy llogari në një smartphone. Nuk do të duhet të dalin nga njëra për t’i hedhur një sy llogarisë tjetër. Përditësimi i WhatsApp tashmë ka filluar të shpërndahet dhe gradualisht do të arrijë të gjithë.
Si të hapni një llogari të dytë WhatsApp në smartphone tuaj?
Shkoni te WhatsApp, më pas te settings, klikoni në shigjetën pranë emrit tuaj dhe klikoni “Shto llogari”. Është më mirë të kaloni dhe të rregulloni privacy dhe notification settings në secilën llogari në mënyrë të përshtatshme, pasi mund të bëhet mjaft e rëndësishme.
Advertisements
Me kaq shumë falsifikime që po qarkullojnë, WhatsApp gjithashtu kishte një paralajmërim për përdoruesit duke thënë se ata duhet të përdorin vetëm aplikacionin zyrtar WhatsApp dhe të mos shkarkojnë imitime ose versione të rreme në mënyrë që të marrin më shumë llogari në smartphone tuaj