TMERR/ Si dolën të gjallë 367 pasagjerët e “Japan Airlines”, publikohen pamjet nga brenda avionit që digjet

Momente paniku dhe frike kanë përjetuar 367 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit të avionit të kompanisë “Japan Airlines”, që u përplas me një avion të rojes bregdetare dhe shpërtheu në flakë pak pas uljes në aeroportin Haneda të Tokios.

Advertisements

Mes pasagjerëve që ndodheshin në bord, përfshirë edhe 8 fëmijë ka pasur agoni për fatin e tyre, teksa në media janë publikuar pamje nga bordi i avionit kur motorët shpërthejnë në flakë dhe nga momenti i evakuimit të pasagjerëve, që u krye në kohë rekord.

Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror NHK tregojnë se avioni është përfshirë nga flakët teksa është ulur në pistën e aeroportit, me pasagjerët që nxirren nga ai duke përdorur daljet e emergjencës dhe slitën e fryrë me ajër.

Advertisements

Në vendngjarje shihen edhe zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin, ndërsa duhet thënë se avioni u shkrumbua plotësisht.

Një zëdhënës i Japan Airlines sqaroi për mediat se avioni ishte ngritur nga aeroporti Shin-Chitose i Hokkaido në Japoninë veriore dhe zjarri shpërtheu kur u ul në aeroportin Haneda të martën pasdite.

Në konferencën për media Shërbimi Zjarrfikës i Tokios raportoi se 17 persona, pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, kanë mbetur të lënduar. Sakaq një nga pasagjerët e avionit tha për mediat: “Në ulje dëgjova një bum, sikur goditëm diçka” – duke shtuar se kabina u mbush menjëherë me tym.

Artikulli paraprakDridhet toka shqiptare, ja epiqendra
Artikulli tjetërAksident tragjik në New York/ 2 të vdekur dhe 5 të plagosur, dyshohet për…