Këtë foto që SPAK pretendon se duket Fredi Beleri dhe Arsen Rama, avokatët e kryebashkiakut e kanë rrëzuar duke thirrur në seance si dëshmitar Thoma Bogdanin i cili është paraqitur me të njëjtën veshje duke pohuar se në foto është vetë ai.
Advertisements
Foto është bërë nga forcat operacionale të policisë së shtetit gjatë mbajtjes nën vëzhgim të Fredi Belerit.
Ndërkohë, në procesin ndaj Fredi Belerit Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtarëve Erion Çela dhe Irena Gjokës me pretendimin se janë treguar të njëanshëm ndaj tij.
Advertisements
Në seancën e sotme u paraqitën 5 dëshmitarë mes tyre një gazetar lokal që intervistoi Avdyl Ramën, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Ramës.
Dëshmitarët e tjerë ishin banor të Himarës të cilët dhanë sqarime se kishin miqësi me Belerin dhe e takonin disa për shkak të fushatës zgjedhore e disa si bashkëqytetar të Himarës.
Avokatët paraqitën kërkesën që në listën e dëshmitarëve të thërriten kancelari i gjykatës së Vlorës dhe ai i prokororisë së të njëjtit qytet.