E rëndë/ Gjendet e vdekur në pyll futbollistja e njohur

Futbollistja fituese e medaljes së bronztë me Anglinë, Gemma Wiseman ka vdekur tragjikisht vetëm pak ditë para Krishtlindjeve.

Advertisements

Gemma ndihmoi Mbretërinë e Bashkuar të renditje në vendin e tretë në Kupën e Botës për Futbollin e sportisteve që nuk dëgjojnë në Itali në vitin 2016.

Mediet angleze thanë se trupi i saj u gjet nga një kalimtar më 16 dhjetor në një pyll pranë Norwich.

Advertisements

Ajo la pas gruan e saj Lora, gjithashtu futbolliste, dhe një vajzë trevjeçare.

“Më 16 dhjetor 2023, Gemma, për fat të keq, Gemma ndëroi jetë. Familja dhe miqtë e saj u shkatërruan plotësisht. Ajo ishte një person e sjellshme dhe e kujdesshme me një sens të madh humori. Kudo që shkonte, ajo sillte të qeshura dhe energji me vete dhe miqësohej lehtësisht me këdo që kishte fatin ta takonte.”, thuhet në deklaratën zyrtare për ngjarjen.

Edhe pse ajo punonte si asistente shkolle, Wiseman ende luante futboll për një numër klubesh lokale.

Gjithashtu, mediat britanike theksojnë se hetimi për vdekjen e saj dhe përcaktimi i shkakut zyrtar do të zbardhet në korrik të vitit të ardhshëm.

Artikulli paraprakSi nisi “loja” me farmacitë nën hetim nga SPAK që nga 2006. Lidhja e gruas së ish-ministrit Beqaj me aksionerët
Artikulli tjetërVdekja misterioze e 34-vjeçares/ U hodh nga tarraca pas zënkës me të dashurin?