“Vesh triko dhe gjuan…”! “Zoti i drogës” dhe “xhelati” drejt “kalbjes” në burg

Prokuroria e Romës ka kërkuar dënimin me 21 vite burg në gjyqin për trafikantin shqiptar të drogës Elvis Demçe, i cili e shpalli veten “Zot i drogës”, i akuzuar bashkë më katër persona të tjerë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzanit në 22 tetor 2020, i cili mbeti i plagosur.

Advertisements

Prokurorët Mario Palazzi dhe Francesco Cascini kërkuan gjithashtu një dënim me 21 vjet për Daniele Gallarello, 18 vjet për Alessandro Corvesi 35 vjeç me të kaluar si futbollist dhe 14 vjet për Matteo Kostakurta, i njohur me nofkën ‘Princi’ për shkak të origjinës së tij fisnike.

“Është një grup me një profil me kapacitet shumë të lartë kriminal dhe rrezikshmëri shoqërore”, tha prokurori Palazzi në sallën e gjyqit, i cili i kushtoi një pjesë të aktakuzës së tij Kostakurtës, duke e cilësuar atë si një “personazh shqetësues”.

Advertisements

“Nuk ka nevojë të bëjë krime për arsye ekonomike, ka para dhe familje të mirë, nuk është i mjerë nga periferia, mund të bëjë një jetë të mirë, dhe përkundrazi ai bën krime për qejf, për shijen e tij personale, ai.

Vesh triko dhe gjuan”; siç rezultoi nga shkresat e hetimit, “ai është i pushtuar nga idetë e tij antidemokratike dhe e cilëson veten me krenari si fashist“.

Për Elvis Demçen, Costacurta është një nga njerëzit e tij të besuar. Ai e quan atë “xhelati”, “specialisti”.

Demçe, i lidhur në të kaluarën me Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik, lideri i Lazio Irriducibili i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, u arrestua së bashku me Costacurta dhe Corvesi në korrik të vitit të kaluar nga karabinierët e njësisë hetimore Ostia për plagosja e Marzanit.

Artikulli paraprakPronari bën gjestin e pabesueshëm për punonjësit: Kanë sakrifikuar gjithçka për kompaninë
Artikulli tjetërÇfarë është zbuluar? Merret vendimi i fundit për burrin që vrau Liridonën