Britania “e mbërthyer” nga moti i keq, tre viktima deri më tani(Video)

Britania vijon të jetë “viktimë” e motit të keq. Veriu i vendit është ai që është përballur me fenomene më intensive të motit. Stuhitë kanë sjellë përmbytje dhe mijëra familje kanë mbetur në errësirë.

Advertisements

Mediat në vend raportojnë për tre të vdekur deri më tani. Bëhet fjalë për tre burra të cilët u gjetën të bllokuar në një automjet që u rrëmbye nga ujërat e një lumi në Anglinë veriore pasi stuhia “Gerrit” shkaktoi përmbytje masive.

Autoritetet paralajmëruan se kushtet e motit në zonë e bënin lëvizjen në rrugë të rrezikshme e për këtë arsye, daljet duhej të shmangeshin.

Advertisements

Shumë zona, veçanërisht në Skoci dhe në veri të Anglisë, po goditen nga stuhia Gerrit që nga e mërkura. Stuhia ka sjellë borë, erëra të forta dhe shi.

Natën e së mërkurës në të enjten, tornadot dëmtuan rreth 100 shtëpi pranë Mançesterit por të lënduar për fat të mirë nuk pati.

Artikulli paraprakKapën në flagrancë 4 persona në Maliq, ja çfarë kanë bërë
Artikulli tjetërVendim/ Punonjësit e Burgjeve nga një pagë shpërblim për fundvit