Një aksion i mbrëmjes së djeshme nga komisariati i Maliqit ka rezultuar me arrestimin e 4 të rinjve dhe procedimin e një shtetasi tjetër. Sipas informacioneve, policia ka ushtruar kontroll në një lokal ‘play station’, i cili shfrytëzohej për baste sportive.
Advertisements
Nga kontrollet e kryera, 4 të rinjtë në telefonat e tyre ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit duke vendosur skedina. Ata u arrestuan, ndërsa pronari i lokalit do të procedohet në gjendje të lirë.
Janë sekuestruar telefonat dhe materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme. Ky nuk është rasti i vetëm në Maliq, pasi disa aksione rradhazi kanë rezultuar me arrestime të të rinjve lidhur me këtë veprimtari bastesh.
Advertisements