“Vranësira të dendura dhe…”, meteorologu Hakil Osmani tregon çfarë e pret vendin tonë në fundjavë dhe në ditët në vijim: Gjatë orëve të vona…

Meteorologu Akil Osmani në një lidhje direkte për një emisionin televiziv ndau lajme të mira sa i përket temperaturave gjatë ditëve të festave. Sipas tij, moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa temperaturat pritet të jenë disa gradë më të larta se normalisht.

Advertisements

“Dita e sotme mbetet në dominimin e vranësirave, në orët e para të mëngjesit kalime të vranësirave, vranësira që në pjesën tjetër të ditës do të bëhen edhe më të dukshme. Parashikohet që edhe gjatë fundjavës vranësirat të jenë prezente në territorin shqiptar, do të jenë edhe më të shpeshta.

E shtuna do t’i ketë të dukshme në pjesën e dytë të ditës, ndërsa në datë 31 mbeten prezente, por nuk pritet të kemi reshje për fat të mirë, edhe pse herë pas herë do të kemi grumbullime të vranësirave, kryesisht në zonat malore, por do të kemi një mot të qëndrueshëm.

Advertisements

Ajo ç’ka është më në favorin përsa i përket kësaj fundjave edhe ndërrimit të viteve janë edhe temperaturat e larta që pritet të përjetojë territori shqiptar. Vlerat minimale të mëngjesit të së shtunës edhe ditës të dielë pritet të jenë 1 osë 2 gradë celius në zonat malore”, tha ai.

Ndërkohë në kryeqytet dhe zonat bregdetare temperaturat nuk do të bien nën 16 gradë celsius.

Sipas meteorologut ,Akil Osmani moti do të jetë i qëndrueshëm edhe në 1 janar, me përjashtim të disa reshjeve në zona të ndryshme, por megjithatë temperaturat e ajrit do të jenë të lartë.

Artikulli paraprakKu mishi?! Zhduken 54 ton mish dhe sallam i skaduar KMY. AKM nuk ka dijeni ku është groposur!
Artikulli tjetërStudim: Lotët e grave zbusin burrat