Përgjimet e “SKY ECC” zbuluan lidhjet e politikës me krimin, paralajmëron eksperti i kriminalistikës: Së shpejti mund të kemi arrestime të personave me pushtet

Eksperti i Kriminalistikës, Fatjon Softa, komentoi dje dosjet e nxehta që ka Prokuroria e Posaçme nën hetim. Dje, në një intervistë televizive, ai tha se dosja voluminoze nga përgjimet e SKY-ECC do tregojë lidhjet e politikës me krimin. Sipas tij, kjo për SPAK duhet të jetë suksesi i këtij viti, pasi do të shoqërohen persona me pushtet. Softa u shpreh se besimi i qytetarëve nuk duhet të vijë nga SPAK, por nga demokracia, nga sistemi demokratik. “Besimi nuk vjen vetëm nga SPAK por nga demokracia, nga qytetarët. Por nëse qytetari nuk ka peshë nuk pyetet atëherë janë institucionet ato që presin. Kemi disa përgjime që kanë dalë nga SKY-ECC. Është një dosje voluminoze e cila do të bashkojë lidhjet e politikës me krimin.

Advertisements

Këtu pritshmëritë tona duhet të jenë maksimale. Kjo do të jetë pjesa që viti 2024 do të jetë më i suksesshëm apo me më shumë ngjarje apo surpriza të ndalimit apo shoqërimit të personave me pushtet”, tha ai. Nga ana tjetër, Softa shton se personat e korruptuar me pozitë prodhohen prej vetë sistemit, pasi sipas tij nuk mundet që një kryetar bashkie të vjedhë fondet i vetëm. Sipas tij, ka një sistem të gabuar në shpërndarjen e fondeve përmes PPP-ve apo garës së tenderave, me kompani që krijohen vetëm ditën e tenderit, pa kapital. “Është sistemi që i prodhon personat e korruptuar pasi ata persona nuk janë kurrë të zotë të vetëm të vjedhin ato fonde. Një kryetar bashkie, si vjedh? Ka një mënyrë, pasi kemi lënë të konkurrojë vetëm një person. Kur nuk janë të hapura tenderat.

Kur kompanitë që fitojnë këto tendera nuk kanë kapital dhe krijohen vetëm një muaj para tenderit. Rasti i inceneratorit është i tillë. Kemi rastin e metamorfozës kemi një person që shpallet investitor strategjik del se është pjesë e grupit kriminal. Apo kemi investitor strategjk të personave që vijnë nga politika, si në rastin e ish-ministres Xhaçka. Apo rasti i PPP-ve në shëndetësi. Këto lloj reformash prodhojnë këtë lloj sistemi. Ministrat duken sikur kanë lindur ministra. Prandaj qarkullimi i elitave është shumë i rëndësishëm. Si thotë kryeministri që ‘hanë dardha pas shpinës’, por si ka mundësi të kenë kaq pushtet?”, nënvizoi Softa.

Advertisements

Artikulli paraprakMe sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme? Njihuni me këmbimin valutor
Artikulli tjetërAksident fatal, 7 automjete përplasen me njëra tjetrën, 11 të vdekur dhe 57 të plagosur