Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën se do të bëjnë gjithçka për ta rrëzuar atë nga pushteti, pasi sic u shpreh ai Rama është një armik i votës së lirë.
Advertisements
I vetëdijshëm se kjo është e vështirë, Berisha tha se duhet guxim dhe sakrificë, por siguroi që do ta realizojnë.
Sot tha Berisha, ‘nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës! Ky fillim do shndërrohet në ortek’.
Advertisements
“Sot të gjithë shqiptaret e trembur, të struktura, të frikësuar, sytë i kanë tek ju dhe vetëm tek ju. Natyrisht ne sot fillojmë një kapitull të ri, por ju garantoj se forcë në botë që të më ndajë mua nga ju nuk ka.
Çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë unë do bëj gjithçka që të ecim të sigurt drejt fitores.
Besimin që më dhatë ju unë e pranova, me dy qëllime. E pranova sepse ju ishit demokratët dhe demokratet që doni që të qëndroni si opozitë e vërtete, për idealet tuaja të lirisë.
Ne pranuam të futemi në zgjedhje në kushtet më të paparbarta, por donim ta kapnim për fyti armikun e votës për t’iu betuar se nuk ndahemi kurrë derisa të qërojmë nga pushteti.
Ndaj dhe kaloi në masa ekstreme, por përsëri ju siguroj se do të dështojë, ne nuk mashtrohemi nga Edi Rama. Ne nuk mashtrohemi nga Edi Rama. Ne nuk jemi nga ata që u themi shqiptarëve se me Edi Ramën mund të fitohen zgjedhjet. Ne u themi shqiptarëve të rrëzohet Rama që të fitojmë zgjedhjet dhe shqiptarët të votojnë të lirë. Ne do ta realizojmë këtë, por kjo kërkon, guxim dhe sakrificë”, tha Berisha.