Sulm me thikë në një stacion treni, raportohet për të plagosur

Momente terrori janë regjistruar në stacionin e trenave Grand Central në Nju Jork, të mbushura me njerëz këto ditë, për festa. Një 36-vjeçar i armatosur me thikë, për arsye ende të paqarta, plagosi dy vajza, të cilat ndodheshin me pushime në SHBA.

Advertisements

Fatmirësisht të dyja janë jashtë rrezikut për jetën.

“Dua që të gjithë të bardhët të vdesin”, bërtiti autori Steven Hutcherson përpara se të sulmonte adoleshentet 16 dhe 14-vjeçare brenda një restoranti.

Advertisements

Personi, me precedentë penalë dhe me histori të çrregullimeve psikologjike, u arrestua nga policia dhe u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë.

Ai u arrestua për herë të fundit në fillim të nëntorit pasi qëlloi një të panjohur në Bronx.

Artikulli paraprakE rëndë / I mituri masakron për vdekje vëllanë e tij
Artikulli tjetërE rëndë/ Vëllai adoleshent vret motrën e tij për dhuratat e Krishtlindjes