Për avokatin e Sali Berishës, Genc Gjokutaj, mase e SPAK për Sali Berishën “arrest shtëpie me mbikëqyrje policore” është e pambështetur në ligj.
Advertisements
Në një deklaratë për mediat, teksa shpjegoi arsyet e shtyrjes së seancës, Gjokutaj tha se kjo masë është marrë për të bërë një proces jo ligjor dhe për t’u hakmarrë ndaj Berishës.
“Seanca e sotme kishte të bënte me kërkesën e SPAK për zv e masës ndaj ish Kryeministrit Berisha. Ne i kërkuam seancës të jepte dorëheqjen, për arsye që i kemi bërë të ditur. Ajo nuk u shpreh as pro as kundër.
Advertisements
Ne kishim dorëzuar kërkesën më parë që provojnë faktin se Berisha ka qenë kreu i KLD dhe në shkurt gjyqtarja e çështjes ishte shkarkuar.
Qytetarët rrëfejnë me lot në sy “katastrofën” e djeshme në Lushnjë: Si mos më keq, mirë që nuk kishte viktima
Seanca vijoj, deri në momentin kur shteruan kërkesën prokurorët dhe në bëmë disa pyetje për të cilën ata bënë sikur thanë përgjigje, por ato përgjigje nuk u dhanë
Kërkesa e prokurorëve ishte shoqëruar me prova dhe ne kërkuam të njiheshim, prandaj u vendos për nesër seanca.
Ajo që dua të denoncoj është që ndryshimi i masës së sigurisë është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pambështetur në ligj cka tregon qëllimin e SPAK jo për të bërë një provës të ligjshëm por për tu hakmarrë”, tha avokati Gjokutaj.