Riaktivizohet një vatër zjarri në godinën në Lushnjë, rikthehen zjarrfikëset

Riaktivizohet një vatër zjarri në godinën në Lushnjë, që u përfshi nga flakët dje.

Advertisements

Zjarrfikësit janë rikthyer sërish në vendngjarje për të vënë situatën nën kontroll.

Zjarri në qendrën tregtare u vu nën kontroll të plotë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotmë,. Forcat zjarrfikëse ishin në terren gjatë gjithë natës.

Advertisements

Ndërkohë është vendosur edhe shiriti i sigurisë dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktuar nga tubat e ajrimit nga mbinxehja e kutisë elektrike.

Temperatura në ambientet e brendshme vijon të mbetet e lartë dhe kjo ka sjellë edhe riaktivizimin e vatrës së re të zjarrit./albeu.com

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Shtyhet seanca për Sali Berishën, zbulohet arsyeja
Artikulli tjetërSulmet kibernetike, dyshimet e ekspertit Ervin Karamuço