Protestat e dhunshme në Serbi, policia arreston 35 demonstrues

Policia serbe ka arrestuar 35 demonstrues që morën pjesën në protestat e dhunshme në Beograd mbrëmjen e së dielës.

Advertisements

Protestuesit u arrestuan me akuzën e tentativës për të sulmuar institucionet shtetërore.

Nga trazirat në kryeqytetin serb u plagosën edhe disa punonjës policie, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë, sipas mediave serbe.

Advertisements

Protestuesit rrethuan mbrëmë godinën e Bashkisë së Beogradit për të shprehur revoltën ndaj asaj që ata e quajnë mashtrim në zgjedhjet parlamentare dhe lokale që u mbajtën në një ditë më 17 Dhjetor në Serbi.

“Serbia kundër dhunës”, grupi kryesor i opozitës serbe, kundërshton rezultatin e zgjedhjeve që i dhanë sërish fitoren Vuçiçit dhe i konsideron të vjedhura.

Protestuesit hodhën sende të ndryshme në godinën e bashkisë dhe tentuan të hynin brenda.

Policia krijoi një rrethim dhe përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.

Mbrëmë vonë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare. 35 demonstrues u vunë në pranga pas protestave.

/tvklan.al

Artikulli paraprakJava e fundit e vitit! Parashikimi i horoskopit nga astrologia Meri Gjini: Shenja e privilegjuar…
Artikulli tjetërTragjedia/ 4-vjeçari bie nga kati i shtatë, babai hidhet dhe e shpëton, por vetë ndërron jetë