U përfol se çifti ishin ndarë, Princ Leka bën lëvizjen që askush se priste

Tashmë e kthyer në një traditë, Princ Leka ka publikuar kartolinën e Krishtlindjeve, por këtë herë vetëm me vajzën.

Advertisements

Me anë të një postimi në rrjete sociale, shoqëruar me disa foto të të veçanta të realizuara në sheshin “Skënderbej”, ai bëri urimin për festa krah vajzës së tij.

“Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes! Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë!”, shkroi ai.

Advertisements

Ndryshe nga vitet e kaluara këtë fund viti u vu re mungesa e Elia Zaharias, bashkëshortes së Princit. Ky veprim shton edhe më shumë dyshimet për marrëdhënien e tyre, për të cilën kohët e fundit aludohet se ka përfunduar në divorc.

Deri më tani as Princ Leka dhe as Elia Zaharia nuk kanë reaguar për aludimet, duke e lënë ende enigmë të vërtetën.

Artikulli paraprak“Skandali i Gjicit, shqeu maskat e funksionarëve shtetërorë”, avokati bën paralajmërimin e fortë
Artikulli tjetërStudim: Ky brez ka shëndetin mendor më të keq