Avokati Arben Llangozi deklaroi se e gjithë ngjarja që pasoi video-skandalin e Safet Gjicit, tregon se si po funksionojnë institucionet në Shqipëri.
Advertisements
I ftuar në një program televiziv, ai tha se Alma Kaçi ka edhe video të tjera me zyrtarë të tjerë që abuzojnë në forma të tilla me detyrën, të cilat do të ishin mirë të dilnin, në mënyrë që ata të merrnin dënimin e merituar.
“Ky proces na mësoi se sa ulët janë institucionet e shtetit shqiptar, se në çfarë niveli janë kryetarët e bashkive, drejtuesit e institucioneve. Në një farë mënyre kjo është çjerrja e maskës së një sërë funksionarësh shtetëror. Në dijeninë time me ato që kemi dëgjuar dhe kemi informacione, zonja Kaçi ka edhe rraste të tjera që nuk janë bërë publike.
Advertisements
Shpresoj të publikohen dhe të marrin dënimin e merituar. Ne këtu kemi disa veprime që janë të ënda për vendin tonë dhe që duhet të ndëshkohen. Në rastin aktual, vepër penale për zonjën Kaçi nuk ka dhe SPAK-u duhet ta pushonte, sepse nuk ka pasur një përfitim. Për zotin Gjici, ka sepse ai ka premtuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak për t’i dhënë një tender”, tha avokati Arben Llangozi.