“Rama fërkon duart duke pritur arrestimin tim”- Berisha i vendosur: Jo në qeli, por edhe në Hënë po të më çojnë do të gjej mënyrën për të bërë opozitë

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Rama fërkon duart duke pritur arrestimin e tij.

Advertisements

Berisha theksoi se rilindja e Ramës pret fundin e tij, por theksoi se kanë gabuar rëndë dhe se do të fitojë.

Ai theksoi se “jo në qeli, por edhe në Hënë po të më çojnë do të gjej mënyrën për të bërë opozitë”.

Advertisements

“Jemi shpresa e vetme e këtij kombi. Sot Edi Rama, Rilindja SPAK dhe të gjithë armiqtë e demokracisë shqiptare po fërkojnë duart duke pritur arrestimin e Sali Berishës. Thonë se ky është fundit i Sali Berishës dhe opozitës. Absurde. Fundin e Berishës kanë qe në ’97 qe e përsërisin dhe janë të njëjtat persona që e thonë, po përsëri gabuan dhe ne do të fitojmë.

Sali Berisha nuk heq dorë kurrë nga mbrojta e idealeve të lirisë, opozitarizmit, programit të PD, jo në shtëpi, apo në qeli, apo ishull, por edhe në Hënë po të më çojnë do të gjej mënyrë për të bërë opozitë dhe për të thënë të vërtetën”, tha Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Artikulli paraprakBerisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD: Duan të më burgosin, por s’gjetën asnjë fakt kundër meje
Artikulli tjetërVrasja e Liridona Murselit, arrestohet dhe nipi i Naimit, dyshohet se… (Emri)