Rama flet për marrëveshjen e emigrantëve: Italia ka qenë gjithmonë pjesë e jona

“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka kryer detyrën e saj, sepse sipas Kushtetutës është detyrë e saj pezullimi i një marrëveshjeje dhe shyrtimi përpara ratifikimit në Parlament. Është provë që nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri”.

Advertisements

Kështu tha kryeministri shqiptar Edi Rama në Itali ku ndodhet ditën e sotme, duke folur për marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

“Kam besim sepse marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese. Deri në mars është afati kohor, por besoj se vendimi do të merret shumë më herët sepse është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe të dyja qeveritë duhet të dinë nëse mund të vazhdojnë apo jo”.

Advertisements

“Nuk do të pranoja kërkesa të tjera nga vendet evropiane, i kemi pasur nga vendet e tjera të BE-së, por kemi thënë jo”, shtoi kryeministri shqiptar, pa i bërë të ditura emrat e shteteve por duke theksuar se janë “shtete kushërinj dhe jo vende simotra si Italia.”

Ka një ndryshim shtoi Rama: “Nëse bëjmë një marrëveshje me një vend si Italia, e bëjmë si një përpjekje të përbashkët, jo sikur të ishim një vend jashtë të cilit do ta transferonim problemin. Ajo që po bën Italia nuk është ta transferojë problemin, por të përpiqet të zgjerojë hapësirën për të menaxhuar këtë rrugë duke u marrë me vetë problemin”.

Njerëzit e shpëtuar nga marrëveshja për emigrantët me Italinë “nuk do të lihen në det apo do të dërgohen në Guantanamo apo kampe përqendrimi siç thonë disa. Duhet të kemi respekt për viktimat e kampeve të vërteta të përqendrimit dhe Guantanamos”.

Kështu ka deklaruar kryeministri shqiptar, raporton media italiane Ansa.

“Më duket se është bërë një zhurmë joproporcionale për historinë” e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët që “për mendimin tim është një marrëveshje shumë e natyrshme mes dy vendeve me emra të ndryshëm, por që unë i shoh si dy pjesë të të njëjtit popull” nënvizoi ai.

“Për ne, Italia ka qenë gjithmonë pjesë e jona”, mjafton mbështetja e Romës pas izolimit komunist, për të kuptuar se askush nuk duhet të habitet kur ne bëjmë marrëveshje të përbashkëta”, shtoi kryeministri shqiptar.

“Për ne është gjithmonë nder të japim dorën kur na kërkon Italia dhe do të jetë gjithmonë një privilegj të përshkruajmë veten si një mik i veçantë i Italisë”, përfundoi Rama.

Papa Françesku lideri më i madh i së majtës

“Pata fatin të takova Papa Françeskun, i cili për mendimin tim është lideri më i madh dhe i padiskutueshëm i së majtës”, dhe “po flas për të majtën europiane dhe globale, nuk po them që ata të zgjedhin Papën si kreut të Partisë Demokratike”. Kështu deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama në Atreju, duke kujtuar takimin me Papën, të cilin e cilësoi si “një njeri të shenjtë dhe shumë të mençur”.

Kujtojmë se më 13 dhjetor Gjykata Kushtetuese pezulloi ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend.

Marrëveshja me Italinë do të shqyrtohet në datën 18 janar nga Kushtetuesja.

Parlamenti duhet të presë deri sa gjykata të shpallë vendimin përfundimtar për marrëveshjen për emigrantët.

Artikulli paraprakÇfarë i bëri bashkë 2 ish-at e Dafinës, Ledri dhe Dj Geek “diss” këngëtares?(FOTO LAJM)
Artikulli tjetërKthjellime dhe vranësira të pakta, si do jenë temperaturat sot