U plagos në burgun e Peqinit/ Indrit Shaqja në spitalin e burgut, nuk e viziton asnjë familjar

Vrasja e ditës së djeshme në burgun e Peqinit, ku u ekzekutua shtetasi Arben Lleshi, ku si pasojë e të shtënave me armë, mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqja, i dënuari me burgim të përjetshëm ku sot është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, në spitalin e burgut në QSUT.

Advertisements

Ai do të qëndrojë në spital derisa të rikuperohet nga plagët e marra, ndërsa jashtë ambienteve të spitalit të burgut në QSUT, nuk ka forca shtesë policie pavarësisht se Shaqja konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Që prej pasdites së djeshme, asnjë familjar i tij nuk është paraqitur për t’u interesuar për gjendjen e të plagosurit.

Advertisements

Artikulli paraprakA jeni në listë? Këto janë shenjat e horoskopit me më shumë fat për këtë fundjavë
Artikulli tjetërAkuzohen për shpërdorim detyre, policia jep detaje për arrestimin e drejtorit të burgut të Peqinit dhe zyrtarëve të tjerë