Korça e Kukësi “zhyten” nën dëborë, qindra familje pa energji elektrike, bllokohet rruga Qafë Borje-Doganë

Gjatë mbrëmjes së djeshme, qarku i Kukësit dhe i Korçës janë përfshirë nga reshjet e dëborës që kanë vijuar edhe gjatë mëngjesit të ditës së sotme. Reshjet janë shoqëruar me erë të fortë duke shkaktuar problemet e para në furnizim me energji elektrike në zonat e thella malore.

Advertisements

Raportohet se trashësia e dëborës në Dardhë ka shkuar deri më 40 cm, në Voskopojë 30 cm, në Qafën e Qarrit 35 cm, Gjonomadh dhe Lubonjë 50 cm në Devollin e sipër 10 cm dhe në majën e Mashkullorës dëborë arrin rreth 1 metër.

Në Qafën e Qarrit po punojnë 4 borëpastruese ,3 në Dardhë dhe 2 në Voskopojë.

Advertisements

Për pasojë të reshjeve të dendura, ka probleme me energjinë elektrike në Ersekë, Devoll dhe Maliq.

Potgozhan 200 familje pa energji

Gjyres Bradvice 24 familje pa energji.

Prenisht dhe Vithkuq 124 familje pa enegji.

Rehovë 57 familje pa energji.

Gjionç Prodan, 61 familje pa energji.

Njoftim i detajuar për qarkun e Kukësit:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 datë 16.12.2023 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe në zonat e thella malore reshje të dobëta bore të shoqëruara me erë të fortë. Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Disa segmente rrugësh janë bllokuar përkohësisht si rezultat i mbartjes së borës nga era sidomos në Qafë Borje -Doganë.
Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Bushtricë, Grykë Çajë, Kalis dhe Arrën bashkia Kukës, fshatrat Cahan, Mulaj dhe Dajç Nj.Ad qendër Krumë, Nj.Ad Golaj dhe fshatrat Pogaj dhe Kishaj Nj.Ad Gjinaj bashkia Has, fshatrat Shipshan, Kasaj, Astë dhe Padesh Nj.Ad Tropojë e vjetër, fshatrat Zogaj, Kepenek , Kam dhe Çorraj Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.

Artikulli paraprakIa hoqën në muajin maj, gazetarët ndihmojnë 12-vjeçarin që të rimarrë KEMPI-n
Artikulli tjetërAksidenti ku u shua familja shqiptare, Orjol Lame do të shkojë në gjyq