Kërkoj garanci për jetën, si u dorëzua Sokol Mjacaj, i hodhën prangat në qeli

Detaje të tjera janë zbuluar pas vrasjes së të dënuarit Arben Lleshi nga Sokol Mjacaj në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Advertisements

Pas vrasjes, Mjacaj është izoluar në një ambient brenda burgut dhe ka kërcënuar se do vriste njerëz nëse nuk i garantohej siguria për jetën.

Sokol Mjacaj nuk ka pranuar që të dorëzohet deri në momentin kur atje ka vajtur drejtori i Burgut të Peqinit.

Advertisements

Më pas kanë nisur negociatat mes palëve. Sipas burimeve, Mjacajt i janë hedhur prangat brenda në qeli. Ai ka lidhur me pranga njërën dorë dhe prangën tjetër e ka lidhur me hekurat e dritares.

Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur pistoletën me mulli që kishte në dorë. Pasi ka larguar armën kanë hyrë Policia e Burgjeve, që kanë bërë arrestimin e tij.

Sipas ligjit brenda në burg nuk mund të ndërhyjë RENEA, por strukturat e specializuara në IEVP.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur aksidentalisht edhe Indrit Shaqja, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të tre të përfshirët në këtë ngjarje janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Artikulli paraprakShenja që duhet të ketë shumë kujdes, Horoskopi për sot, 16 dhjetor 2023
Artikulli tjetërMisteri i armës dhe saga e hakmarrjeve/ Si u vra me 3 plumba brenda qelisë Arben Lleshi nga Sokol Mjacaj! Dyshimet se ekzekutimi i tij u porosit nga jashtë