Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë vendimin për padinë për shpifje të ngritur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndaj ish-kryeministri Sali Berisha.
Advertisements
Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani ka vendosur që të pushojë çështjen.pasi paditësi Erion Veliaj i cili paraqiti kërkesën për gjykimin e çështjes penale më datë 22.11.2023, nuk u paraqit në seancë.
Në deklaratën e gjykatës thuhet se shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimës akuzuese Erion Veliaj.
Advertisements
Kjo është hera e dytë që një situatë e tillë përsëritet, pasi kryebashkiaku ka depzituar dy herë kërkesën për gjykimin e ?ështjes penale me objekt: Deklarimin fajtor të të akuzuarit Sali Berisha për kryerjen e kundërvatjes penale të “Shpifjes”, të kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese Erion Veliaj dhe në të dyja rastet nuk është paraqitur në gjykatë.