“Skifterët” shqiptarë gara shpejtësie në Itali, përplasen me makinën e policisë e më pas me shtyllën, një i arrestuar

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane mes Fiorenzuola dhe Alseno pas një ndjekjeje me makinë. Dy bashkëpunëtorët e tij arritën të arratiseshin, ndërsa në makinë policia gjeti para dhe bizhuteri të vjedhura.

Advertisements

Makina, një “Audi Q3”, ishte kapur nga një patrullë e Karabinierëve dhe nuk u ndal, por përkundrazi përplasi makinën e shërbimit për të shpëtuar me shpejtësi marramendëse derisa u përplas me një shtyllë.

Të tre, të padëmtuar, u larguan në këmbë në fusha por policia arriti të kapte njërin prej tyre. 40 vjecari shqiptar ishte dëbuar me shoqërim në kufi vetëm pak javë më parë, por siç duket ai ishte ende në territorin italian. Banda, e cila kishte në përdorim makinën e marrë me qira në Zvicër, e zëvendësonte targën e zakonshme me një të vjedhur herë pas here në zonën e Piacenzës, sa herë që përgatiteshin për të kryer vjedhje.

Advertisements

Do të ishin rreth 40 vjedhje ato që shënuan në dy javët e fundit në zonë. Natyrisht kjo nuk është banda e vetme e hajdutëve udhëtues që vrapojnë nëpër zonë dhe përfitojnë nga periudha e Krishtlindjeve për t’u pasuruar.

Në total gati 4 mijë eurocash, stoli floriri si dhe mjete të shumta për vjedhje, një detektor, tre skanerë/transmetues, bidona të ndryshëm sprej piper dhe veshje të ndryshme u sekuestruan. Shqiptari i arrestuar akuzohet për kundërshtim të zyrtarit publik dhe rihyrje të paligjshme në territorin e shtetit, vjedhje të targës dhe tentativë për vjedhje të një shtëpie në Carpaneto.

Artikulli paraprak“Reshje shiu dhe…”/ SHMU zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në fundjavë: Duke filluar nga dita e nesërme…
Artikulli tjetërMiss Albania: 3 makina u përplasën duke më parë mua, emocion më vete!