Rikthehen reshjet e dëborës, probleme me qarkullimin në zonat malore

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore të juglindjes së vendit. Reshjet kanë sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve në fshatrat e njësive administrative të zonave të thella.

Advertisements

Me probleme paraqitet aksi rrugor Bellovodë – Vithkuq – Shtyllë – Panarit. Në këtë zonë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 7 cm ndërkohë që në majë të Mashkullorës trashësia ka shkuar deri në 15 cm.

Qarkullimi në fshatrat turistik të Voskopojës e Dardhës është normal por drejtuesit e policisë rrugore u kërkojnë drejtuesve të mjeteve që përdorin këto akse të kenë mjetet e pajisur me goma dimërore.

Advertisements

Reshje dëbore ka pasur edhe në fshatrat malore të Kolonjës dhe Devollit të Sipërm, por nuk raportohen probleme përsa i përket qarkullimit të mjeteve.

Nga ana tjetër sipas OSSHE nuk ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike përfshi këtu dhe zonat malore ku reshjet e dëborës kanë qenë më të dendura.

Firmat kontraktore të akseve Korçë, Qafë e Qarrit, Voskopojë e Dardhë janë në gatishmëri për të mbajtur këto rrugë nacionale të kalueshme.

Sipas sinoptikanëve temperaturat në juglindje të vendit pritet të shkojnë deri në – 7 gradë celsius.

Në këto kushte, sektori i qarkullimit rrugor apelon për kujdes të shtuar ndaj drejtuesve të mjeteve ne veçanti në akset e zonave malore, aty ku prezenca e akullit pritet të jetë më e madh.

Artikulli paraprakEMRAT/ Kokainë, para dhe armë në lokal, arrestohen 4 persona në Tiranë
Artikulli tjetërGazetari Elton Qyno: SPAK-u po më kërcënon mua dhe burimet