Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në një studio televizive foli për sigurinë e banesave ku jo pak herë bien pre e sulmeve dhe vjedhjeve.
Advertisements
Ai tregoi se çfarë bëjnë shqiptarët në vendet e BE duke shtuar faktin se sot dhe dyert e blinduara hapen pa pasur nevojë të përdoren mjete shkatërruese .
“Sot shtëpitë nuk janë më të sigurta. Herë pas here janë objekt sulmesh. Një pjesë e vjedhjeve raportohen ndërsa një pjesë tjetër nuk raportohet fare. Vjedhje dhe grabitje ka. Ka vjedhje që vijnë jo vetëm nga moshat e mitura por dhe nga të rriturit. Vjedhja është profesioni më i vjetër në botë. Vjedhja është kthyer në një fenomen shqetësus sepse shpeshherë përfundon me vrasje apo dhe dëmtime fizike.
Advertisements
Ai që shkon në një vjedhje sigurisht është i përgatitur. Shqiptarët janë bërë profesionist në vjedhje. Shqiptarët shkojnë në Itali, vjedhin dhe kthehen sërish me tragetin e radhës. Në Itali gati çdo 3 minuta kemi një sulm. Pjesa më e dobët e një banese është porta hyrëse. Mjetet që përdorin janë bërë më të sofistikuara. Është një çelës bullgar që hapen dyert e blinduara”-tha ai.