Vrasja që tronditi Kosovën/ Eksperti i kriminalistikës bën deklaratën e fortë: Mes Liridonës dhe Naimit ka pasur një konflikt, rrethi i afërt…

Për ekspertin e Kriminalistikës Mensut Ademi, mes Liridona Ademajt dhe Naim Murselit ka pasur një konflikt, për të cilin sipas tij rrethi i ngushtë familjar apo miqtë e tyre, ka qenë në dijeni.

Advertisements

“Nëse analizojmë deklaratat e vëllait të së ndjerës ose babait të Naimit, ka pasur një konflikt. Sipas të gjitha gjasave, shkakun, jo vetëm në këtë rast, shkaku dihet prej rrethit të afërt dhe rrethi i afërt e para është familja, e dyta është rrethi shoqëror”, shprehet Ademi në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj në Klan News.

“Shokë miq dhe familja dinë shumë se cila ka qenë kauza, shkaku, që e ka shtyrë të kryhet kjo vepër penale… Në këtë rast kryerësi dhe viktima kanë lënë gjurmë nëse shohim se ka pasur probleme. Viktima kanë lënë gjurmë. Gjurmët janë diku të shkruara, ose në pajisje elektronike, ose në ditar, ose i dikujt i ka rrëfyer problematikën që kanë pasur personat në fjalë”, shton eksperti.

Advertisements

Kur po bëhen tashmë 2 javë nga vrasja e Liridona Ademajt, ende nuk ka një motiv për ngjarjen e rëndë. Për krimin që ndodhi mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë, pas hekurave janë tashmë 4 persona, bashkëshorti i 30-vjeçares Naim Murseli, i akuzuar si porositës i krimit dhe 3 persona të tjerë.

Artikulli paraprakKa pakënaqësi me jurinë, del biseda shokuese e Eni Shehut me balerinin: Kanë dhënë një m*t…
Artikulli tjetërE rëndë, gjendet i vdekur në shtëpi efektivi i policisë(Emri+Foto)