Para 6 muajsh ish-kryeministi italian, Silvio Berlusconi, ndërroi jetë.
Advertisements
Së fundmi, pesë fëmijët e tij kanë vendosur të shesin një pjesë të pronës që i përkiste manjatit të medias.
ANSA raporton se trashëgimtarët e Berlusconit kanë autorizuar shitjen e Villa Gernetto, një ndërtesë e shekullit të 18-të në Lesmo, në provincën e Monza dhe Brianza, ku i ndjeri Silvio Berlusconi donte të krijonte një universitet.
Advertisements
Familja, megjithatë, nuk ka ndërmend të shesë vilën San Martino në Arcoro, afër Milanos, ku jetonte Berusconi, pohon ANSA.