A do të ketë reshje bore? Ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Sipas MeteoAlb, do të ketë sërish rritje të vlerave barike duke sjellë në territorin Shqiptar mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet motit në zonat malore ku më të dukshme vranësirat do të jenë në veri dhe verilindje të Shqipërisë.

Advertisements

Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit. Mbetet situata e motit të qëndrueshëm prezent edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, mesdita sjell rritje të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale dhe deri në 15°C makimalaj në rang territori.

Advertisements

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.

Artikulli paraprakAksident i rëndë në Rrugën e Kombit, përplasen 6 makina
Artikulli tjetërAksident i rëndë në Greqi, një i vdekur dhe pesë të plagosur