Deputeti i PD-së në qarkun e Fierit, Luan Baçi ka akuzuar publikisht kryebashkiakun Armando Subashi, se pasi fillimisht refuzoi t’iu jepte ambientet e Kinoteatrit për zhvillimin e takimit të ish-kryeministri Sali Berisha me demokratët atje, u ka kërkuar një shumë prej 1 milionë lekësh të vjetra.
Advertisements
Në një deklaratë për mediat, Luan Baçi u shpreh se Subashi po shkel me të dyja këmbët, mënyrën se si administron pronat e qytetarëve, në administrim të Bashkisë së Fierit.
Deputeti i PD-së deklaroi se kërkesa e parë e depozituar, pasi u zvarrit përgjigja për gati 4 ditë, u refuzua me argumentin se kinoteatrin “e paskan prenotuar një pjesë e mazhorancës së tyre dhe disa përfaqësues të Lulzim Bravës”, duke e quajtur një përgjigje absurde.
Advertisements
Ai theksoi se kërkesa e dytë drejtuar Bashkisë Fier, ku iu tha se nëse nuk i jepej leja takimin do e zhvillonin takimin përpara kinoteatrit, u aprova por me një faturë prej 1 mln lekësh të vjetra.
“Urdhri i Subashit, dhe jemi duke paguar faturën, është që të paguajmë 1 mln lekë të vjetra, në formën e një gjobe ose me arsyen që të mos e marrim. Ne jemi shumë demokratë dhe ato 1 mln lekë nuk na vrasin fare, do të jemi sot 500-600 veta dhe do na bien nga pak veta, do e marrim Kinoteatrin dhe do e zhvillojmë takimin”, tha ai.
Luan Baçi: Si hajdut që është po shkel me të dyja këmbët, mënyrën se si administron pronat e qytetarëve, në administrim të Bashkisë. Kemi 1 javë që kemi bërë kërkesë për të marrë në dispozicion si të gjithë subjektetet e tjera politike apo shoqata dhe ka marrë në dispozicion kinoteatrin për të zhvilluar aktivitete të ndryshme.
Nga e hëna deri të enjten na ka mashtruar duke mospranuar kërkesën duke thënë do e merrni, do ju kthej një përgjigje, por të enjten dha një përgjigje absurde se është bërë një kërkesa nga një pjesë e mazhorancës së tyre dhe disa përfaqësues të Lulzim Bravës e paskan prenotuar ata.
Një gënjeshtër ose marrëveshje mes tyre. Sot, pasi depozituam një kërkesë për herë të dytë ku i thamë se do ta zhvillojmë takimin me kryetarin e partisë, Berishën përpara kinoteatrit nëse nuk na e vendosni në dispozicion, të vënë në presion të qytetarëve, pranoi që ta jepte.
Na thanë që çmimi është 150-300 mijë lekë të tjera. Urdhri i Subashit, dhe jemi duke paguar faturën, është që të paguajmë 1 mln lekë të vjetra, në formën e një gjobe ose me arsyen që të mos e marrim. Ne jemi shumë demokratë dhe ato 1 mln lekë nuk na vrasin fare, do të jemi sot 500-600 veta dhe do na bien nga pak veta, do e marrim Kinoteatrin dhe do e zhvillojmë takimin.
Bashkinë e kanë kthyer në private dhe vendos Subashi se çfarë çmimesh do të ketë, e taksa, pa u mbështetur në ligj”.