Aktorja Keisha Nash, e cila ishte e martuar me Forest Whitaker nga viti 1996 deri në divorcin e tyre në 2018, ka vdekur. Ajo ishte 51 vjeçe. Vajza e Whitaker dhe Nash, True Whitaker, konfirmoi vdekjen e nënës së saj në një Story në Instagram, që ajo ndau të enjten. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes zyrtarisht, por dyshohet të ketë ardhur nga anoreksia.
Advertisements
“Mirupafshim mami”, “Të dua”, shkroi True, 25 vjeçe, në një mbishkrim mbi foton bardhë e zi të nënës së saj. “Gruaja më e bukur në botë, faleminderit që më mësove çdo gjë që di. Do të të shoh në ëndrrat e mia dhe do të të ndjej në zemrën time”, shkroi më tej e bija e aktores.
True ndau gjithashtu një foto të nënës së saj me tekst nga kënga e këngëtarit Donny Hathaway “A Song For You”, duke e shoqëruar dhe më një foto të nënës së saj. Një përfaqësues i Whitaker nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së PEOPLE për koment të enjten. Vdekja e Nash u konfirmua nga familja e saj për Deadline.
Advertisements
Whitaker dhe Nash u takuan për herë të parë në xhirimet e filmit Blown Away të vitit 1994, pasi ajo u zgjodh për të luajtur të dashurën e personazhit të Whitaker, sipas CBS News. Whitaker e propozoi për martesë vitin e ardhshëm dhe çifti u martua në 1996 në Montego Bay, Xhamajka. Përveç True, dyshja kanë edhe vajzën Sonnet Noel, 27 vjeçe.
Whitaker gjithashtu ka një djalë më të madh të quajtur Ocean, 33 vjeç, ndërsa Keisha ka një djalë të quajtur Autumn, 32 vjeç, të dy nga marrëdhëniet e mëparshme. Whitaker paraqiti kërkesë për divorc nga Nash pas 22 vitesh martesë në dhjetor 2018 dhe përmendi dallime të papajtueshme, sipas dokumenteve të marra nga PEOPLE në atë kohë./ZËRI/