Kongresi i PS, Gazment Bardhi ironizon me foton e eksponentëve socialist të dënuar nga Drejtësia: Paneli i 7 do zhvillohet online…

Kreu i Grupit të opozitës, Gazment Bardhi ka ironizuar Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, që mbahet ditën e sotme 8 dhjetor në Pallatin e Kongreseve

Advertisements

Në një reagim në “X”, Bardhi ka ndarë një foto të 12 ish-kryebashkiakëve dhe ish-ministrave që janë dënuar nga Drejtësia ise janë në hetim nga SPAK.

“Zbulohet paneli i 7 i Kongresit të PS me temë diskutimi “Eksperienca më e mirë në luftën kundër korrupsionit në Qeverinë e Edi Ramës”. Për arsye “objektive” diskutimet do të zhvillohen online!”, shkuan Bardhi.

Advertisements

Pjesë e panelit të 7-të, sipas Bardhit janë: ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri, ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, deputeti i PS Alqi Bllako, ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet gjici, ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci, ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dhe kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari.

Artikulli paraprakNjë plumb në qafë i mori jetën/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Fier, Elton Javori dikur mik me autorin e vrasjes
Artikulli tjetër“Në dashuri vjen një moment me fat”, horoskopi ditor, 9 dhjetor 2023