Dy të rinj shqiptarë dhe një vajzë italiane humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi në Venecia, Itali në orët e para të ditës së sotme.
Advertisements
Në aksident humbi jetën Egli Gjeci, Altin Hoti dhe vajza italiane Giulia di Tillio. Tre të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinë që drejtohej nga Altin Hoti, ku i riu në një moment ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në lumë.
Tragjedia është më e thellë për familjen Hoti, e cila e ka akoma të freskët plagën e humbjes së djalit të vogël Admir Hoti, i cili po ashtu humbi jetën në një aksident 6 muaj më parë.
Advertisements
18-vjeçari në maj të këtij viti ishte duke udhëtuar po ashtu me mjetin BMË, ku u përplas me një mjet tjetër. Përplasja ishte e rëndë dhe plagët e shumta për 18-vjeçari, i cili nuk ia doli të mbijetonte. Mbrëmjen e djeshme të njëjtin mjet mori vëllai i Admirit, Altinin në mënyrë tragjike.
“Mungon shumë kampioni im. Kjo jetë pa ty është vërtetë e vështirë. Na mungon shumë. Të premtoj se do bëj gjithçka për të pasur drejtësinë e duhur. Mezi pres të të ritakoj vëllai im”, shkruante në shtator të këtij viti, Altini për vëllanë e tij, Admirin.